Serbi/ Ndalohet 23-vjeçarja e shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë në Tropojë

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Një 23-vjeçare, e shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Serbi si bashkautore e një vjedhjeje me dhunë, e kryer në vitin 2021 në fshatin Dojan të Tropojës.

Sipas njoftimit të policisë shqiptare, ajo ishte dënuar nga Gjykata e Kukësit me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Në ngjarjen e vitit 2021, bashkë me një shtetas tjetër, R.R. dhe V.M., vodhën me dhunë celularin dhe një shumë parash në euro të një shtetaseje.

Arrestimi i 23-vjeçares u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, me koordinim të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe në bashkëpunim me autoritetet policore serbe. Policia njoftoi se strukturat homologe po punojnë për të finalizuar procedurën e ekstradimit të saj drejt Shqipërisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.