Një 20-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri të karabinierëve italianë, pasi tentoi të largohej me makinë gjatë një kontrolli policor mbrëmjen e së shtunës në provincën e Pizës.
Ngjarja ndodhi pas një telefonate nga një qytetare, e cila njoftoi policinë se djali i saj i mitur po shantazhohej. Sipas denoncimit, të miturit i ishte marrë telefoni celular dhe autorët i kishin kërkuar një shumë prej një mijë eurosh për t’ia kthyer.
Kur patrulla mbërriti në vendngjarje, një nga të dyshuarit dyshohet se përplasi me makinë një karabinier dhe u largua me shpejtësi të madhe. Gjatë ndjekjes, karabinierët kanë qëlluar pesë herë me armë zjarri.
Dy plumba kanë goditur 20-vjeçarin shqiptar, i cili u transportua në spital. Autoritetet bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore nuk është e rrezikshme.



