Bllokohet sërish aksi Kakavijë–Janinë, fermerët grekë protestë 3 orë

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të bllokohet sërish mbrëmjen e kësaj të marteje, si pasojë e protestës së fermerëve grekë, duke krijuar pengesa të konsiderueshme për qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve, bllokimi do të zhvillohet në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, nga ora 19:00 deri në 22:00 me orën greke, ndërsa gjatë këtij intervali do të lejohet vetëm qarkullimi i automjeteve që kanë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë bën me dije se është njoftuar nga Policia Kufitare Greke përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit në Kakavijë, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera të ditës për të shmangur pritjet dhe vonesat.

Protesta e fermerëve është pjesë e një vale më të gjerë pakënaqësie që ka përfshirë Greqinë prej më shumë se dy javësh. Fermerët kanë bllokuar akset kryesore kombëtare, duke paralizuar qarkullimin në disa zona të vendit, në shenjë proteste ndaj vonesave në dhënien e subvencioneve të Bashkimit Europian, të cilat, sipas tyre, janë shoqëruar edhe me një skandal korrupsioni.

Ata janë shprehur të vendosur për të vijuar dhe intensifikuar protestat nëse qeveria greke nuk u përgjigjet kërkesave të tyre, duke paralajmëruar bllokime të reja në ditët në vijim. Ndërkohë, autoritetet kufitare u bëjnë thirrje udhëtarëve dhe drejtuesve të mjeteve të informohen në kohë për situatën dhe të shmangin lëvizjet në këtë segment rrugor gjatë orëve të bllokimit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.