Tre shqiptarë arrestohen në Itali u sekuestrohen armë automatike

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Një operacion i përbashkët i Guardia di Finanza të Monfalconit dhe Njësisë së Policisë Ekonomike e Financiare të Triestes çoi në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armësh automatike dhe në arrestimin e tre shtetasve shqiptarë, të dyshuar për trafik armësh.

Gjatë një kontrolli rutinë në pikën kufitare sllovene të Sant’Andrea, efektivët ndaluan një furgon me targa shqiptare ku udhëtonin shtatë persona: pesë pasagjerë dhe dy shoferë. Sjellja e dy shoferëve – nervozizëm, padurim dhe shkëmbim i shpeshtë i shikimeve – ngriti dyshime të menjëhershme te policia.

Kontrolli i bagazheve zbuloi një valixhe me peshë të pazakontë, brenda së cilës ishin fshehur tre armë automatike të tipit “Kalashnikov AK‑47”. Kontrollet e mëtejshme në automjet zbuluan edhe dy armë të tjera automatike, si dhe pesë karikatorë me gjithsej 356 fishekë.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e mundshëm të trafikimit të armëve dhe lidhjet e të arrestuarve me tregun e paligjshëm të armëve në rajon.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.