BE i kërkon nga Shqipërisë rikthimin e 33.5 milionë eurove të fondeve IPARD

E martë, 17 Nëntor, 2026

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Shqipëria të kthejë mbi 33.5 milionë euro, të cilat janë përdorur në mënyrë të parregullt gjatë viteve 2020-2022 në kuadër të programit IPARD 2. Pas hetimeve të kryera, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka identifikuar 52 raste abuzimi me fondet e BE-së, duke e renditur Shqipërinë si vendin me shumat më të larta të gjetura si të parregullta në rajon, edhe mbi Turqinë.

“Çdo shumë e përdorur në mënyrë të parregullt duhet të rikthehet në buxhetin e Bashkimit Evropian. Qeveria shqiptare ka angazhuar një kompani të jashtme për një auditim të thelluar të granteve dhe pagesave të IPARD II, si dhe të sistemit të ri të menaxhimit dhe kontrollit. Pas rekomandimeve të auditimit, po vlerësohen masat korrigjuese përkatëse,” bëri të ditur Komisioni Europian.

Sipas raportit, Bashkimi Evropian kërkon që qeveria shqiptare të trajtojë me seriozitet maksimal këtë çështje, duke mbrojtur interesat financiare të taksapaguesve evropianë, ndërsa garanton vazhdimin e mbështetjes për fermerët dhe sektorin agro-ushqimor në të ardhmen.

Pezull kanë mbetur gjithashtu fondet e IPARD 3, në total 146 milionë euro, prej të cilave 112 milionë euro financim nga BE. Me skadimin e fondeve në vitin 2027, Shqipëria rrezikon të mos përfitojë asnjë qindarkë nëse nuk ndërmerren veprime të shpejta për të rivendosur besimin e institucioneve evropiane.

Aktualisht po zhvillohet një procedurë dypalëshe midis Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare, me qëllim vendosjen e masave korrigjuese sa më shpejt.

Përveç mekanizmave të BE-së, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton gjithashtu rastet e dyshuara të abuzimit me fondet IPARD, për të garantuar ndjekjen ligjore të përgjegjësve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.