Vrasja e dyfishtë në Greqi: Hetimet zbulojnë planet e nipi “vrasës”

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Detaje të reja po dalin në dritë për 33-vjeçarin, nipin e Kostas Tomaras, i cili akuzohet si truri pas vrasjes së pronarit 68-vjeçar të kampingut në Finikounda. Sipas raportimeve të mediave greke, i riu kishte shprehur shpesh dëshirën për t’u larguar nga vendi, duke thënë: “Mos më shqetësoni, sepse do të shes gjithçka dhe do të shkoj në Tajlandë.”

Hetuesit dyshojnë se ky plan arratisjeje mund të lidhej me veprimet e tij të fundit. Para arrestimit, nipi kishte nxjerrë në ankand 10 prona të xhaxhait të tij, pasuri që ai trashëgonte si përfitues ligjor i vetëm. Lëvizja shihet si tentativë për të likuiduar asetet para largimit nga Greqia.

Policia greke vazhdonte të ngushtonte rrethimin ndaj 33-vjeçarit dhe mikut të tij, i cili akuzohet për nxitje të vrasjes së dyfishtë. Të dy u arrestuan mesditën e së mërkurës, ndërsa hetimet për krimin mbeten ende të hapura.

Me arrestimin e nipit, çështja e trashëgimisë ka marrë një drejtim të ri. Pasuria e 68-vjeçarit, e cila përfshin prona të shumta dhe toka me vlerë disa milionë euro, do t’i kalojë motrës së viktimës, e cila tani konsiderohet trashëgimtarja ligjore. Edhe nëse nipi shpallet fajtor si nxitës, ai përjashtohet nga çdo përfitim nga pasuria e xhaxhait.

Hetuesit paralajmërojnë arrestimin e një personi të tretë, aktualisht në Gjermani për arsye turistike. Ky individ dyshohet se transportoi 22-vjeçarin nga Finikounda në Kalamata, fillimisht duke pretenduar se ishte vetëm bashkëpunëtor, por hetimet e fundit e identifikojnë si autorin kryesor të ekzekutimit të pronarit dhe kujdestarit të kampingut.

Policia greke ka kërkuar ndihmën e autoriteteve gjermane për arrestimin e të dyshuarit të tretë. Zhvillimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, me informacione të reja që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen që ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin lokal.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.