Europol njoftoi se tre persona janë arrestuar dhe më shumë se pesë milionë euro janë konfiskuar në Gjermani gjatë një operacioni të gjërë ndërkombëtar kundër një qelize të “Kartelit Ballkanik”, një rrjet i dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe veprimtari të sofistikuara kriminale.
Hetimet tregojnë se shuma e parave të sekuestruara dyshohet të jetë përfituar nga trafiku i drogës që vinte nga Kolumbia dhe shpërndahej në Europë përmes një strukture të mirëorganizuar logjistike.
Operacioni përfshiu autoritetet e Austrisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë dhe Serbisë, ndërsa rreth 500 efektivë të policisë gjermane kryen bastisje të sinkronizuara ndaj personave të dyshuar për trafikim transnacional droge dhe pjesëmarrje në krim të organizuar. Gjatë aksionit u bllokuan llogari bankare dhe asete të ndryshme në disa shtete të lidhura me personat e dyshuar, ndërsa emrat nuk u publikuan nga autoritetet gjermane.
Ndërkohë, Ministria e Brendshme e Serbisë bëri të ditur se tetë shtetas serbë – B.B (1963), B.I (1976), M.B (1999), M.N (1997), S.S (1987), R.M (2004), D.P (1993) dhe N.T (1992) – janë arrestuar në territorin e Spanjës. Ata dyshohen se kanë qenë pjesë e celulës kriminale që siguronte logjistikën dhe pajisjet për pranimin e drogave të ardhura me anije nga Kolumbia.
Sipas autoriteteve, ngarkesat e drogës mbërrinin fillimisht në portet spanjolle, ku ruheshin dhe më pas shpërndaheshin në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale vendase.
Operacionet e koordinuara të Europol synojnë goditjen e strukturave të krimit të organizuar në disa shtete europiane, ndërsa priten hetime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrjeteve që lidhen me “Kartelin Ballkanik”.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.