Dhurues sperme me mutacion kancerogjen,197 fëmijë të prekur në Shqipëri e Europë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një hetim ndërkombëtar ka zbuluar se një dhurues sperme, i cili pa dijeninë e tij mbante një mutacion në gjenin TP53, ka bërë të mundur lindjen e të paktën 197 fëmijëve në të paktën 14 vende europiane, përfshirë edhe Shqipërinë. Ky mutacion, i njohur si shkaktar i sindromës së rrallë Li-Fraumeni, rrit ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e kancerit gjatë jetës, veçanërisht tek fëmijët, duke prekur gjirin, trurin, kockat dhe gjakun.

Sipas hetimeve, sperma e dhuruesit është përdorur në 67 klinika fertiliteti në vende si Danimarka, Belgjika, Spanja, Gjermania, Greqia dhe Shqipëria, pavarësisht kufizimeve kombëtare për numrin e familjeve që mund të përdorin spermën e një dhuruesi.

Dhuruesi, i shëndetshëm, mban mutacionin vetëm në rreth 20% të spermës, por fëmijët e krijuar nga spermatozoidet e prekura trashëgojnë mutacionin në të gjitha qelizat e trupit. Disa nga fëmijët tashmë janë diagnostikuar me kancer, ndërsa disa kanë ndërruar jetë në moshë të re.

Mjekët që trajtonin këta fëmijë ngritën alarmin gjatë një konference ndërkombëtare, duke vënë në dukje një numër të lartë rastesh të ngjashme që lidhen me të njëjtin dhurues. Hetimi, i udhëhequr nga 14 transmetues publikë europianë, përfshirë BBC, ka zbuluar këtë skandal të përmasave ndërkombëtare, që ka tronditur familjet dhe ka ngritur shqetësime mbi rregullimin e tregut të spermës në Europë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.