I shpallur në kërkim ndërkombëtar Ermal Gora, Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, është finalizuar ekstradimi nga Spanja drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Ermal Gora, 46 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur më herët në kërkim ndërkombëtar. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim.

Shtetasi Gora dyshohet se në maj të vitit 2023, së bashku me tre shtetas të tjerë, ka tentuar të kryejë një vrasje në qytetin e Beratit. Ngjarja u parandalua nga ndërhyrja në kohë e Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.