Një gjykatë në Kanada ka vendosur të mos ekstradojë Ëngjëll Brahimin, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e oficerit të policisë Astrit Braçe dhe djalit të tij tetëvjeçar, Asllan, në vitin 2000 në Fier. Brahimi ishte arratisur dhe u arrestua më vonë në Kanada, ku fshihej nën identitetin Piro Kota për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare.
Në vendimin e dhënë të premten në Montreal, gjykatësi vlerësoi se provat e paraqitura nga autoritetet shqiptare nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar ekstradimin. “Provat janë kaq të mangëta dhe të paqëndrueshme, sa që ekstradimi do të përbënte një gabim gjyqësor”, tha gjykatësi Alexandre Boucher, duke theksuar edhe gabimet në identifikimin e personit nga gruaja e viktimës.
Sulmi i 10 gushtit 2000 kishte ndodhur gjatë një pritë me armë zjarri, ku një makinë Audi ndaloi pranë vendit ku ndodhej polici me familjen e tij dhe një burrë qëlloi mbi ta. Polici mundi të ikë, ndërsa djali i tij 8-vjeçar u ekzekutua pranë lumit.
Pavarësisht se Brahimi kishte marrë shtetësinë kanadeze dhe ishte arratisur fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Kanada, gjykata e Apelit e Kebekut la në fuqi vendimin fillestar, duke vlerësuar se provat e paraqitura nga Shqipëria kishin mangësi të dukshme dhe ekzistonte rreziku i një gabimi gjyqësor në rast ekstradimi.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.