Me mjete të impovizuara,si u arratis katër herë nga burgu në Milano Taulant Toma

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Taulant Toma, i njohur si “magjistari i arratisjeve”, realizoi sërish një arratisje spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë në Milano, duke përdorur mjete të improvizuara dhe një plan të detajuar që tregon përvojën e tij të gjatë në arratisje.

Hetimet paraprake zbuluan se Toma kishte siguruar të paktën 21 mjete, shumë prej të cilave i kishte përgatitur vetë brenda burgut. Për të dalë nga qelia, ai përdori një sharrë hekuri për të prekur hekurat e dritares, një çelës “papagall” për të hequr pjesët mbajtëse metalike, dhe një litar rreth 4 metra të bërë nga çarçafë të lidhur me kujdes për të zbritur në oborr.

Për t’u ngjitur mbi murin 6 metra të lartë, Toma improvizoi një grep metalik duke bashkuar disa bishta fshese me shirit ngjitës. Kur gardianët hynë në qeli, gjetën shufër të prerë dhe çarçafët e lidhur në mënyrë profesionale, ndërsa kamerat e sigurisë e regjistruan duke u larguar në këmbë rreth orës 06:30, pa alarm të ndezur deri në orën 08:00.

41-vjeçari, i dënuar deri në vitin 2048, ka një histori të gjatë arratisjesh. Në vitin 2013, u arratis nga burgu Lantin në Belgjikë përmes një piramide njerëzore dhe një shpërthimi të simuluar që hutoi rojat, ndërsa më herët të njëjtin vit u arratis nga burgu i Parmës. Debutimin e tij në arratisje e ka pasur në vitin 2009 nga burgu i Ternit, kur 25-vjeçari i atëhershëm, i dënuar për grabitje zyrash postare në Veri të Italisë, preu hekurat dhe u kap vetëm pas dy muajsh.

Arratisja e fundit në Milano e konfirmon aftësinë e jashtëzakonshme të Toma-s për të shpëtuar nga burgjet, duke e bërë atë një nga figurat më të njohura në historinë e arratisjeve europiane.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.