Policia Kufitare e Kakavijës njofton se edhe sot aksin rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do ta ketë të bllokuar plotësisht, sipas informatave të marra nga pala greke. Bllokimi do të zgjasë nga ora 18:00 deri në 21:00 (sipas orës greke), për shkak të protestës së fermerëve në territorin grek.
Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore, ndërsa trafiku për të gjitha mjetet e tjera do të jetë i ndaluar.
Policia Kufitare e Kakavijës u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe i sugjeron të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës. Protesta e sotme vjen pas disa ditësh të njëpasnjëshme bllokimi të të njëjtit aks nga demonstratat e fermerëve grekë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.