Tentoi të vidhte arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Val d’Aosta

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Arnad, në pjesën e poshtme të Val d’Aostas, pasi dyshohet se u përfshi në një tentativë vjedhjeje në një banesë dhe më pas u dhunua rëndë nga dhjetëra banorë të zonës.

Sipas hetuesve, ngjarja ndodhi të premten rreth orës 19:00, në frazionin Sisan, ku i dyshuari dhe një person tjetër dyshohet se u kapën në një banesë teksa përpiqeshin të hapnin një kasafortë. Banorët, pasi dëgjuan zhurma të dyshimta, njoftuan forcat e rendit, ndërsa të dyshuarit tentuan të largoheshin.

Rreth 50 persona dolën në rrugë për të bllokuar rrugët e arratisjes dhe gjatë ndjekjes i dyshuari shqiptar u arrit nga turma, ku u godit disa herë, madje edhe me një kazmë. Ai u gjet me sende të vjedhura me vlerë rreth 5 mijë euro.

40-vjeçari pësoi frakturë të legenit dhe plagë të tjera të shumta, të konsideruara të shërueshme për 30 ditë. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Parini në Aosta. Bashkëpunëtori i tij arriti të zhdukej dhe ende nuk është identifikuar.

Kur në vendngjarje mbërritën karabinierët e Châtillon-Saint-Vincent, gjetën dhjetëra banorë të armatosur me shkopinj. Efektivët ndërhynë për të ndalur dhunën dhe për të garantuar sigurinë e të plagosurit, të cilit më pas iu ekzekutua arrestimi.

Gjykatësi Davide Paladino ka konfirmuar masën e arrestit me burg, e cila do të zbatohet pasi 40-vjeçari të dalë nga spitali. Ai, pa precedentë penalë, ka deklaruar se punonte si kuzhinier në Shqipëri dhe ka zgjedhur të mos flasë në seancë. Gjykimi i shpejtë është caktuar për 19 dhjetor.

Ndërkohë, karabinierët po hetojnë për identifikimin e të paktën tre banorëve që dyshohet se morën pjesë në dhunim, përfshirë personin që ka përdorur kazmën. Ngjarja vjen pas një vale vjedhjesh që ka goditur Arnad gjatë muajve të fundit, me të paktën pesë raste të raportuara.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.