Boksieri shqiptar Kristian Prenga triumfon me knockout të shpejtë në SHBA

E martë, 17 Nëntor, 2026

Boksieri shqiptar Kristian Prenga shkëlqeu në ndeshjen e tij të fundit në Atlantic City, SHBA, duke mposhtur kundërshtarin amerikan Brandon Carmack në më pak se 30 sekonda. Me disa goditje të forta në ije, Carmack u detyrua të dorëzohej, duke konfirmuar dominimin e Prengës në ring.

Ky triumf rikonfirmon reputacionin e Prengës si një nga boksierët më të pamëshirshëm në aspektin e ‘knockout’, duke shënuar fitoren e tij të 19-të në karrierë, të gjitha me nokaut.

Fitorja ndezi dhe elektrizoi arenën e Bally’s Atlantic City, ku bashkatdhetarët shqiptarë e duartrokiten me krenari për boksierin e tyre. Ky sukses nuk vetëm që rrit rekordin personal të Prengës, por edhe e forcon pozicionin e tij si një nga emrat më premtues të boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.