“Sounds of Albania”: Koncerti që sjell ritmin e Shqipërisë në zemër të New York

E martë, 17 Nëntor, 2026

New York-u do të udhëtojë drejt brigjeve shqiptare përmes muzikës më 19 dhjetor me një koncert i veçantë: “Sounds of Albania”, një aktivitet artistik i konceptuar për të ndërthurur shpirtin, kulturën dhe emocionin e muzikës shqiptare me interpretimin modern të skenës amerikane.

Ky koncert unik, i pari i këtij lloji në New York, sjell në qendër krijimtarinë e kompozitorit Edmond Xhani, i cili ka riorganizuar veprat shqiptare për kuartetin e harqeve duke u dhënë atyre një tingull të ri – më intim, më emocional dhe të mbushur me tekstura të reja muzikore. Programi përfshin një udhëtim përmes motiveve të dashura shqiptare, të rishpikura për skenën ndërkombëtare me profesionalizëm dhe delikatesë artistike.

Në skenë do të ngjitet një ansambël i talentuar muzikantësh shqiptarë dhe amerikanë:

Kuarteti i Harqeve

  • Margret Radovani, violinë

  • Megan Gould, violinë

  • Entela Barçi, violë

  • Eleanor Norton, violonçel

Artistë të ftuar

  • Shane Shanahan, perkusion

  • Etnika Beqrama, flaut

  • Ylli Zhaveli, klarinetë

Koncerti synon të krijojë një dialog të sinqertë kulturor mes traditës shqiptare dhe interpretimit bashkëkohor amerikan. Ritmet, meloditë dhe emocionet e trevave shqiptare marrin jetë të re përmes bashkëpunimit artistik që kapërcen kufijtë e gjuhës dhe identitetit.

Nën drejtimin artistik të Edmond Xhanit, “Sounds of Albania” premton një mbrëmje të paharrueshme për komunitetin shqiptaro–amerikan dhe të gjithë dashamirësit e muzikës ndaj traditave të Ballkanit. Është një festë e kulturës, e dialogut mes kombeve dhe e një trashëgimie muzikore që gjen rezonancë të re larg atdheut.

Për bileta kliko këtu 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.