Komuniteti Shqiptar i Rethimnos ka njoftuar hapjen e llogarisë bankare të dhurimit të gjakut, duke shënuar një hap të rëndësishëm humanitar dhe shoqëror. Llogaria me numër 17537 u krijua në kuadër të bashkëpunimit me 17 organizata vendase Δότες Ζωής “Dhurues të Jetës” Rethimno, duke synuar të mbështesë personat në nevojë dhe të kontribuojë në jetët njerëzore.
Pasditen e së mërkurës, Kryesia e Komunitetit Shqiptar, së bashku me Lidhjen e Gruas Shqiptare Rethimno dhe anëtarë të tjerë, vizituan Spitalin e Përgjithshëm të Rethimnos, ku sipas procedurave mjekësore u dhurua gjak. Ky ishte hapi i parë i një veprimi solidariteti dhe përgjegjësie morale ndaj shoqërisë ku jetojmë.
Atmosfera pozitive dhe pjesëmarrja e gjerë dëshmoi dëshirën e komunitetit për të qenë pjesë aktive e një iniciative që shpëton jetë njerëzore. Kjo ditë simbolike shënon fillimin e një rruge ndoshta edhe të gjatë bashkëpunimi midis Komunitetit dhe institucioneve shëndetësore të qytetit.
Përmes llogarisë së dhurimit të gjakut, çdo anëtar i Komunitetit Shqiptar dhe çdo qytetar i interesuar mund të kontribuojë duke dhuruar gjak për personat në nevojë. Komuniteti Shqiptar Rethimno dhe Lidhja e Gruas Shqiptare falënderojnë të gjithë pjesëmarrësit për shembullin e shkëlqyer të humanizmit dhe ftojnë të gjithë anëtarët e shoqërisë që të bashkohen në ditët e ardhshme të dhurimit të gjakut: nga 3 deri më 6 dhjetor, çdo ditë nga ora 08:00–13:00 dhe 16:00–19:00 të premten.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.