Greqi/ 14-vjeçarja denoncon nënën pas dhunës që i shkaktoi abort spontan

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Një ngjarje e rëndë dhune në familje është regjistruar në Menidhi të Greqisë, ku një vajzë 14-vjeçare – e cila dyshohet të jetë me origjinë shqiptare – ka denoncuar nënën e saj për dhunë të ushtruar ndaj saj.

Sipas mediave greke, konflikti mes tyre ka nisur pasi vajza ishte shtatzënë. Nëna, 35 ose 54 vjeç sipas të dhënave të ndryshme të autoriteteve, dyshohet ta ketë dhunuar rëndë të miturën, e cila më pas ka pësuar abort spontan. E mitura është paraqitur në komisariatin lokal duke mbajtur fetusin në një qese, skenë që ka tronditur oficerët e policisë.

Menjëherë pas denoncimit, policia ka ndaluar nënën, e cila po hetohet për dhunë në familje dhe shkaktim dëmtimesh të rënda trupore. Vajza 14-vjeçare është dërguar në Spitalin e Fëmijëve “Paidon” në Athinë, ku po merr trajtim mjekësor dhe mbështetje psikologjike.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar akuzat finale ndaj nënës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.