I kërkuar prej 17 vitesh, arrestohet në Athinë 48-vjeçari nga Tepelena

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 17 vitesh është arrestuar nga policia greke në aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës. Në pranga ka rënë Ardian Gërbi, 48 vjeç, nga fshati Bënçë i Tepelenës.

Sipas autoriteteve, Gërbi ishte i dënuar në Shqipëri me 7 vite e 4 muaj burg për veprën penale të trafikut të narkotikëve. Ngjarja lidhet me një episod të vitit 2008, kur ai i ka shitur një personi rreth 3 kilogramë marijuanë dhe 290 gramë kokainë.

Menjëherë pas zbulimit të aktivitetit kriminal, ai është larguar nga Shqipëria duke iu shmangur drejtësisë, derisa është lokalizuar këtë javë nga policia greke gjatë një kontrolli rutinë në aeroport, raportojnë mediat greke.

Pas arrestimit, autoritetet greke kanë nisur procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku pritet të vuajë dënimin e mbetur.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.