Qytetarët e Prishtinës duke filluar nga e nga e hëna, 24 nëntor, do të mbeten pa transportin publik dhe atë privat, si pasojë e bllokimit të buxhetit të Komunës nga Ministria e Financave. Lajmi u konfirmua nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media këtë të diel.
Rama deklaroi se shërbimet jetike të kryeqytetit janë në prag të ndërprerjes dhe se bllokimi i buxhetit po bëhet për arsye politike. Sipas tij, për më shumë se një vit, Komuna ka kërkuar alokimin e fondeve në përputhje me procedurat ligjore, por asnjë kërkesë nuk është trajtuar.
“Prej mbi një vit kemi kërkuar alokimin e buxhetit që i takon kryeqytetit. Asnjë kërkesë nuk është trajtuar. 35 milionë euro, prej të cilave 25 milionë janë të ardhura të Komunës dhe 10 milionë euro grant qeveritar, janë bllokuar në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën,” u shpreh Rama.
Ai shtoi se Komuna ka marrë paralajmërime edhe nga ndërmarrje të tjera të cilat nuk janë paguar prej muajsh dhe rrezikojnë të ndërpresin shërbimet bazë.
“Sapo kam përfunduar një takim me transportin urban dhe shoqatat e transportuesve privatë. Më njoftuan se nga nesër, transporti publik në kryeqytet ndalet. Jemi paralajmëruar edhe nga ndërmarrje të tjera që nuk kanë marrë pagesa prej muajsh, duke cenuar shërbimet esenciale,” tha Rama.
Kryetari akuzoi qeverinë se po rrezikon qytetarët për interesa zgjedhore dhe se buxheti i Prishtinës po përdoret si mjet politik.
Me shqetësim ai deklaroi se shërbimet e transportit urban janë të papaguara prej muajsh, duke sjellë situatën në pikën e bllokimit të plotë. Rama u bëri thirrje institucioneve shtetërore dhe Ministrisë së Financave që të veprojnë menjëherë dhe në përputhje me ligjin, për të mos lënë kryeqytetin pa shërbimet bazë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.