Shërbimet e Policisë Kufitare të Korçës kanë shpëtuar tre shtetas sudanezë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë në aksin rrugor Dardhë–Korçë, në kushte të vështira atmosferike. Sipas njoftimit zyrtar, të rinjtë u gjetën në gjendje të rënduar fizike dhe me shenja lodhjeje të theksuar.
Policia e Kufirit i transportoi menjëherë drejt Qendrës së Përkohshme të Migrantëve në PKK Kapshticë, ku ata u akomoduan dhe u trajtuan me ushqime, veshje të ngrohta dhe ndihmë mjekësore. Pas kontrolleve të para, gjendja e tyre shëndetësore rezultoi e qëndrueshme.
Sipas burimeve zyrtare, migrantët sudanezë kishin kaluar kufirin nga Greqia me synimin për të vijuar udhëtimin drejt një vendi të Bashkimit Europian. Pas intervistimit nga Policia Kufitare dhe ekipet e FRONTEX-it, ata pritet të dërgohen drejt një qendre sociale në Tiranë, ku do të vijojnë procedurat e mëtejshme institucionale.
Autoritetet theksojnë se në qendrën e Kapshticës janë kryer të gjitha procedurat standarde për trajtimin e emigrantëve në situata emergjente, përfshirë kontrollet mjekësore dhe ofrimin e kushteve bazë deri në stabilizimin e gjendjes së tyre.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.