Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar në një postim në instagram, për aktin e jashtëzakonshëm të guximit të Elton Zefit, 32-vjeçarit shqiptar që shpëtoi një 85-vjeçar nga mbytja në Padova. Përmes një postimi në Instagram, Meloni u shpreh se “jeta e një personi u shpëtua falë guximit dhe altruizmit të një të riu shqiptar”, duke e cilësuar Zefin si një hero të vërtetë dhe shembull frymëzues.
Ngjarja ndodhi të enjten, më 20 nëntor, pak pas orës 11:00, në kanalin Battaglia të Padovas. Giuseppe Salvalajo, një biznesmen 85-vjeçar, humbi kontrollin e makinës për arsye ende të paqarta dhe përfundoi në ujë. Automjeti nisi të fundosej me shpejtësi, ndërsa i moshuari mbeti i bllokuar brenda, i tronditur dhe pa mundësi për të dalë.
Në ato momente Elton Zefi – i cili atë ditë kishte ditëlindjen – pa makinën që zhytej dhe u hodh menjëherë në ujë, bashkë me një tjetër qytetar që ndodhej aty pranë. Fillimisht ata u përpoqën të thyenin xhamat e automjetit, por ishte e pamundur.
Zefi tregoi se kishte dalluar dorën e të moshuarit në pjesën e pasme, ku xhami ishte pak i hapur. I lodhur, i mpirë nga i ftohti dhe i rrezikuar edhe vetë, ai bëri një përpjekje të fundit për ta nxjerrë 85-vjeçarin nga makina. Kjo përpjekje rezultoi vendimtare: i moshuari arriti të dilet jashtë dhe të nxirrej i sigurt në breg.
Pak çaste më vonë mbërritën ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa i gjithë momenti u filmua nga kalimtarët dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale. Salvalajo u dërgua në spital, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është tashmë jashtë rrezikut për jetën.
Gjestin e Elton Zefit e kanë përshëndetur edhe mijëra qytetarë italianë, duke e cilësuar si shembull të integrimit dhe humanizmit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.