Tubimi i autorëve shqiptaro-amerikanë në Stamford bashkon letërsinë dhe pikturën

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë njofton zhvillimin e Tubimit të Shkrimtarëve, që do të mbahet në kuadër të Muajit të Librit në GR Art Gallery në Stamford, Connecticut.

Në këtë aktivitet kulturor do të hapet ekspozita personale e piktorit shkodran George Pali, një emër i njohur i artit pamor shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Pali do të prezantojë disa nga veprat e tij më të fundit, mes tyre edhe pikturën “Yale Arts, Out of Place” (140×100 cm, vaj në kanavacë, 2025).

Ngjarja do të shoqërohet me promovimin e botimeve më të reja të anëtarëve të Shoqatës dhe krijuesve shqiptarë nga e gjithë Amerika, duke sjellë në një hapësirë të vetme shkrimtarë, poetë dhe artistë që kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës shqiptare në diasporë.

Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e GR Art Gallery, Stamford, Connecticut në datë 11 tetor 2025 ora 11:00 me 17:00.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.