Rusia përdor Serbinë për të stërvitur grupe paramilitare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kreu i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka deklaruar se Serbia po shndërrohet në një bazë ku Rusia, me mbështetjen e Beogradit, stërvit lirisht grupe paramilitare për të destabilizuar demokracitë evropiane.

Musliu thekson se ky aktivitet nuk mund të ndodhë pa miratimin e institucioneve serbe nën drejtimin e Aleksandar Vuçiqit. “Beogradi me vetëdije e lejon dhe e përkrah këtë aktivitet, pasi vetë po formon, armatos dhe urdhëron grupe të armatosura, si ai i Milan Radoiçiqit. Serbia është partner strategjik i Rusisë në projektet më të rrezikshme të destabilizimit të Evropës dhe rajonit tonë, duke u bërë hallka kryesore e ndikimit rus në Ballkan,” shkruan Musliu në Facebook.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.