Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në aeroportin “Abruzzo” në Pescara, pas zbritjes nga një fluturim i linjës Tiranë-Pescara. Shqiptari ishte subjekt i një urdhër-arresti evropian, të lëshuar nga autoritetet franceze për vepra penale që lidhen me drogën.
Media italiane njofton se arrestimi u bë i mundur falë ndërlidhjes së bazave të të dhënave kombëtare dhe evropiane, si dhe profesionalizmit të oficerëve të Policisë Kufitare, të udhëhequr nga Zëvendës Komisioneri Dino Petitti. Shtetasi shqiptar udhëtonte me emra të ndryshëm, duke e bërë më të vështirë identifikimin e tij.
Ai ishte dënuar në mungesë në vitin 2022, me një vit burgim, por që nga ajo kohë ishte zhdukur. Pas konfirmimit të identitetit, shqiptari u vu në dispozicion të Gjykatës së Apelit të L’Aquila-s, e cila ka juridiksion mbi procedurat e ekstradimit.
Ky operacion tregon bashkëpunimin e suksesshëm ndërkombëtar mes policive të Europës për kapjen e të kërkuarve dhe luftën kundër krimit të organizuar në trafik droge.
Pescara, arrestato albanese ricercato in Europa: mandato di cattura dalla Francia
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.