Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka publikuar listën me 25 lojtarë të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor: sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.
Risia e vetme në këtë listë është qendërmbrojtësi i Shkëndijes së Tetovës, Klisman Cake. Pas paraqitjeve të mira me skuadrën maqedonase, që siguroi edhe një kualifikim historik në Conference League, lojtari 24-vjeçar ka bindur Silvinjon për ta ftuar për herë të parë në Kombëtaren A, pasi më herët ka qenë pjesë e përfaqësueses U-21.
Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar
Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
Grumbullimi i kuqezinjve nis të hënën, më 6 tetor, në Tiranë. Ndeshja kualifikuese ndaj Serbisë do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, me fillim nga ora 20:45.
Tre ditë më vonë, më 14 tetor, Kombëtarja do të zhvillojë një miqësore ndaj Jordanisë në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00. Biletat për këtë sfidë janë tashmë në shitje online dhe në pikat fizike pranë stadiumit.



