Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me pesë vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pas një hetimi të kryer nga Policia e Thames Valley lidhur me një aksident të rëndë rrugor dhe mashtrim sigurimesh në qytetin e Oxfordit.
Besjan Karaj, banues në Field Avenue, Oxford, u shpall fajtor dhe u dënua të premten (26 shtator) nga Gjykata e Lartë e Oxfordit. Përveç burgut, ai u pezullua nga e drejta e drejtimit të automjeteve për 5 vite e gjysmë, ndërsa për të rimarrë patentën do të duhet të kryejë një test të avancuar.
Ngjarja ndodhi më 13 korrik 2024, kur Karaj, duke drejtuar makinën e tij në rrugën B4017, hyri me shpejtësi në korsinë e kundërt dhe u përplas me një motorist 22-vjeçar, duke i shkaktuar plagë të rënda. Ai u largua nga vendi i aksidentit pa ndaluar, ndërsa automjeti i tij u gjet një milje larg, i përfshirë nga flakët.
Hetimet zbuluan se Karaj ndodhej pranë vendit ku makina u dogj. Më pas, ai tentoi të fajësonte motoristin gjatë procesit të kërkesës për dëmshpërblim nga kompania e sigurimeve, por provat e policisë e rrëzuan versionin e tij. Karaj u arrestua më 2 janar 2025 dhe një ditë më pas u ngritën akuzat ndaj tij.
Hetuesi i çështjes, PC Matthew Stansfield, deklaroi:
“Jam i kënaqur që Karaj u shpall fajtor dhe mori një dënim me burg. Kjo tregon vendosmërinë tonë për të zbardhur të vërtetën dhe për të sjellë drejtësi për viktimat. Askush nuk është mbi ligjin – veçanërisht ata që rrezikojnë jetën e të tjerëve në rrugë.”
https://www.thamesvalley.police.uk/news/thames-valley/news/2025/september/29-09-25/man-jailed-for-dangerous-driving-and-fraud–oxford/
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.