U kap me mbi 100 gramë kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Karabinierët e Njësisë Operacionale të Cesena arrestuan një 24-vjeçar shqiptar, i dyshuar për trafik dhe shpërndarje droge në zonën e Pievesestina dhe pranë kabinave të pagesës në autostradën Cesena-Cesena Nord.

I riu u ndalua të dielën rreth orës 12:30, teksa drejtonte një “Volkswagen Golf” gri të marrë me qira dhe po tentonte të hynte në autostradë nga rruga E45. Nervozizmi i tij bëri që forcat e rendit të kryenin një kontroll të imtësishëm të automjetit, ku pas çmontimit të pjesës së pultit u gjetën mbi 100 gramë kokainë të fshehur.

Droga, automjeti dhe telefoni celular i përdorur nga i dyshuari u sekuestruan dhe janë vënë në dispozicion të Prokurorisë së Forlì-t për hetime të mëtejshme. Sipas autoriteteve, vlera e lëndës narkotike në treg arrin mbi 10 mijë euro.

Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe vendosi të lërë në burg të riun shqiptar, në pritje të procesit gjyqësor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.