Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, Vatra, në bashkëpunim me shoqatat kryesore patriotiko-kulturore, shkollat shqipe dhe klubet e studentëve shqiptarë në New York, New Jersey dhe Philadelphia, po organizon për herë të parë një festë madhështore të librit shqip në zemër të New York-ut. Ngjarja synon të krijojë një traditë të re që rrit, promovon dhe bashkon komunitetin shqiptar të mërgatës rreth dijes, kulturës dhe identitetit kombëtar.
Ky festival do të zhvillohet nga 28 deri më 30 nëntor 2025 dhe fton shtëpi botuese, autorë, grup autorësh dhe krijues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Evropa, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u bërë pjesë e këtij manifestimi të rëndësishëm kulturor.
Sipas organizatorëve, për herë të parë libri shqip i të gjitha gjinive dhe prej të gjitha trevave do të bashkohet në New York, duke shënuar një ngjarje historike për komunitetin shqiptar në Amerikë, e cila pasqyron përkushtimin e Vatrës për të ruajtur dhe promovuar gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar ndër breza.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.