Kryepeshkopi Imzot Joani, ngrohtësia hyjnore që buron nga modestia shpirtërore 

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Selanik po zhvillohet një nga kongreset shkencorë ndërkombëtar më interesantë që kam ndjekur unë këtu prej dhjetra vitesh.
Tema: “Teologjia Orthodhokse dhe Ontologjia e Teknologjisë”.
Mes dhjetra studjuesve dhe hierarkëve me të lartë të Orthodhoksisë botërore ishte i ftuar edhe Kryepiskopi i Shqipërisë, Imzot Joani.
Fjala e Fortlumturisë së Tij, me temë rreth rolit të madh të Ortodoksisë ndaj sfidës së epokës dixhitale, u prit me shumë interes nga të pranishmit.
Kisha fatin që, gjatë gjithë kohës së zhvillimit të një seance prej 2 orësh, të isha ulur pranë Fortlumturisë së Tij duke shkëmbyer mendime, të cilat i vazhduam edhe më pas.
Takimi me Kryepiskopin e Shqipërisë, Imzot Joanin, ishte një përvojë që të mbetet thellë në zemër. Që nga çasti i parë, prania e tij të mbushte me qetësi dhe besim.
Nuk kishte asnjë hijeshi të tepruar, asnjë distancë formale – por para meje ishte një njeri i thjeshtë që e mishëron madhështinë shpirtërore përmes përulësisë.
Fjalët e tij ishin të buta, të ngrohta dhe të mbështetura në një dashuri që nuk të gjykon, por të përqafon.
Në çdo gjest, në çdo buzëqeshje dhe në mënyrën e dëgjimit, ndjeje se përballë kishe një bari shpirtëror, i cili e shihte secilin jo si pjesë të turmës, por si një shpirt unik, të dashur për Zotin. Thjeshtësia e tij e bënte edhe më të madh: ai nuk kërkonte të të imponohej, por të të udhëhiqte me shembullin e dashurisë së pakushtëzuar.
Nuk ishte vetëm një takim njerëzor, por një përjetim i së Shenjtës nëpërmjet modestisë, si një shembull praktik se forca e vërtetë është dashuria Hyjnore që buron nga përulësia.
Duke përjetuar këto mendime dhe ndjenja, nuk mund të mos më ngacmonte së brendshmi brenga e paaftësisë së drejtuesve dhe politikanëve të Shqipërisë, për të marrë ca dritë nga shembulli i modestisë hyjnore të Imzot Joanit.
Jo vetëm të ngrohin me dashuri, sado pak, popullin shqiptar, por edhe të pastrojne shpirtin e tyre mëkatar.
Selanik, 30 shtator 2025

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.