Nga 12 tetori kalimi i kufirit në BE bëhet elektronik. Si preken shqiptarët?

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Bashkimi Evropian ka njoftuar se nga data 12 tetor 2025 do të nisë gradualisht zbatimi i Sistemit të Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES) në të gjitha pikat e kufirit për qytetarët jo-BE që udhëtojnë në vendet e Zonës Shengen, për qëndrim të shkurtër. Mes të përfshirëve janë edhe qytetarët shqiptarë.

Delegacioni i BE-së në Tiranë bën të ditur se sistemi i ri do të regjistrojë automatikisht të dhënat e dokumentit të udhëtimit, datat e mbërritjes dhe të largimit, si dhe të dhënat biometrike, si shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës. Nuk kërkohet asnjë veprim shtesë nga udhëtarët dhe nuk parashikohet tarifa shtesë për këtë proces.

Zbatimi i EES do të jetë gradual dhe do të zgjasë 6 muaj, duke përfshirë mbledhjen e të dhënave biometrike në faza të ndryshme. Pasaportat do të vazhdojnë të vulosen si zakonisht, ndërsa regjistrimi i të dhënave do të bëhet elektronikisht. Sistemi do të jetë plotësisht funksional në të gjitha pikat e kufirit nga 10 prilli 2026.

EES zbatohet për qytetarët jo-BE që:

  • posedojnë një vizë qëndrimi të shkurtër; ose

  • nuk kanë nevojë për vizë për qëndrime deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore.

Sipas njoftimit zyrtar të BE-së, ky sistem synon të lehtësojë kalimin e kufirit, duke siguruar regjistrim të saktë të të dhënave të udhëtarëve dhe duke identifikuar raste të tejkalimit të periudhës së lejuar ose refuzimeve të hyrjes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.