Policia zbardh aksidentin tragjik në Pejë, ku humbi jetën vëllai i Gjestit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar detaje lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur më 26 shtator 2025, në fshatin Treboviq të Pejës, ku humbi jetën vëllai i reperit të njohur shqiptar, Gjesti.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 14:05, ku u përfshinë një motoçikletë dhe një automjet. Sipas komunikatës së Policisë, aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i motoçikletës, në një kthesë, humbi kontrollin dhe kaloi në shiritin e kundërt, duke u përplasur me makinën që po vinte përballë.

Si pasojë e përplasjes, një person ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor. Ndërkohë, një tjetër person mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Pejës, ku po merr trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, pasi viktima rezulton të jetë vëllai i reperit të njohur Gjesti.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.