Zbulohet grupi kriminal shqiptar në Greqi: drogë, armë dhe 6 të arrestuar

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një operacion i madh i policisë greke, në bashkëpunim me forcat speciale EKAM, ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal të përbërë nga shtetas shqiptarë, i përfshirë në kultivimin dhe tregtinë e lëndëve narkotike, si dhe në posedimin e armëve të rënda.

Gjatë aksionit, i zhvilluar në disa zona të Athinës dhe Arkadias, u sekuestrua një sasi tepër e madhe droge, kokainë dhe substanca të tjera sintetike, si edhe arsenal armësh. Në pranga përfunduan gjashtë persona, burra dhe gra me origjinë shqiptare.

Sipas mediave greke, në krye të grupit kriminal qëndronte 39-vjeçari Fatjon Prendi, i cili drejtonte aktivitetin e paligjshëm. Pas tij në hierarki renditej 36-vjeçari Elson Ndreca.

Në cilësinë e bashkëpunëtorëve, policia arrestoi edhe:

  • 35-vjeçaren Brisejda Cami,

  • 73-vjeçaren Pashke Gega,

  • 35-vjeçaren Zoje Ndoj, të cilat kishin rol në ruajtjen, magazinimin e drogës, parave dhe celularëve, si dhe në transportin e kreut të grupit.

Po ashtu, në pranga ra edhe 50-vjeçari Arben Mashi, të cilit iu gjet një thikë gjatë kontrollit, ndërsa rezultoi se jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Operacioni konsiderohet një nga goditjet më të rëndësishme të fundit ndaj grupeve kriminale me bazë në Greqi, të cilat prej vitesh shfrytëzojnë territorin grek për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.