Një copëz atdheu në zemër të Liverpool-it, Shkolla “Pjetër Budi” rinis mësimin

E martë, 17 Nëntor, 2026

Me shumë gëzim dhe emocion, Shkolla Shqipe “Pjetër Budi” në Liverpool hapi vitin e  dytë shkollor. Ashtu siç e përmbyllëm vitin e kaluar, edhe këtë vit u mblodhëm së bashku – nxënës, prindër dhe mësues – për të vazhduar rrugëtimin tonë në ruajtjen dhe trashëgiminë e gjuhës shqipe. Këtij udhëtimi iu bashkuan edhe nxënës të rinj, duke e bërë komunitetin tonë edhe më të madh e më të bashkuar.

Tema e orës së parë të mësimit ishte “Pushimet verore”, ku fëmijët ndanë përvoja dhe kujtime të tyre në shqip, duke e kthyer mësimin në një udhëtim të ngrohtë kulturor dhe gjuhësor.

Ky vit shkollor nis me projekte të reja. Falë dhurimit të librave nga Qendra e Botimeve për Diasporën, shkolla synon të nisë së shpejti një nismë të re – “Kids Book Club” – e cila do të inkurajojë fëmijët në lexim dhe në përdorimin e gjuhës shqipe përmes aktiviteteve argëtuese. Kjo nismë synon te bëjë bashkë edhe fëmijë nga komunitete të tjera që kanë interes për gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Gjithashtu me datën 4 tetor, fëmijët e shkollës sonë do të marrin pjesë në aktivitetin “International Day of Languages”, të organizuar nga Liverpool Supplementary School Network, ku do të kenë mundësinë të performojnë dhe të përfaqësojnë gjuhën dhe kulturën shqiptare përkrah komuniteteve të tjera gjuhësore të qytetit.

Këtë vit, “Liverpool City Council”, i dhuroi shkollës tonë mjete mësimore, materiale artistike dhe pajisje audio. Këto dhurata janë një ndihmë e çmuar për zhvillimin e aktiviteteve mësimore.

Por mbi të gjitha, falë mbështetjes së pakushtëzuar të prindërve,  në mënyrë të veçantë të familjeve që udhëtojnë çdo javë edhe nga zona të largëta, dhe punës së palodhur të stafit, Shkolla Shqipe “Pjetër Budi” po bëhet një shembull i gjallë se kur ka dashuri dhe bashkim, arrihen gjëra të mëdha. Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të bukur që do të lërë gjurmë në brezat e ardhshëm.

Bëhu pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët – për fëmijët e tu, për ty dhe për gjithë komunitetin shqiptar në Liverpool!

Nga Pranvera Laçi Sina

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.