Kosova pa qeveri prej 8 muajsh, Kurti shmang pyetjet për shumicën parlamentare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri në detyrë dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje nëse ka siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Pas inaugurimit të Poliklinikës Specialistike në Podujevë, Kurti shmangu pyetjet e gazetarëve lidhur me takimet e mundshme me liderët e partive parlamentare për të siguruar shumicën në Kuvend.

Tetë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të jetë pa institucione të reja. Gjykata Kushtetuese më 5 shtator vendosi një masë të përkohshme deri më 30 shtator, e cila ndalon deputetët e zgjedhur të ndërmarrin veprime për formimin e qeverisë. Kjo pasoi ankesën e Listës Serbe lidhur me votimin për nënkryetarin serb të Kuvendit.

Kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras kandidatët për nënkryetarë nga komunitetet pakicë. Përfaqësuesja nga komunitetet joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare, ndërsa dhjetë deputetët e komunitetit serb, përfshirë Nenad Rashiq, nuk arritën të sigurojnë 61 votat e nevojshme.

Kështu, Kuvendi ka zgjedhur kryetarin dhe katër nënkryetarë, por jo edhe nënkryetarin nga komuniteti serb, ndërsa kryeparlamentari Basha ka mbyllur seancën konstituive, duke lënë institucionet pa funksion të plotë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.