Legjionarët kuqezi në superformë: 7 gola këtë fundjavë me klubet e tyre

E martë, 17 Nëntor, 2026

Futbollistët e Kombëtares shqiptare vazhdojnë të tregojnë formë të mirë me klubet ku luajnë, duke dhuruar spektakël dhe duke realizuar plot 7 gola këtë fundjavë.

Pas transferimit te Esteghlal në Iran, Jasir Asani vazhdoi me paraqitje mbresëlënëse, duke shënuar dy gola në ndeshjen ndaj Paykan që përfundoi barazim 2-2. Asani zhbllokoi rezultatin në minutën e 45+7 me një realizim të bukur dhe vulosi shifrat përfundimtare në minutën e 80-të me një penallti të sigurt.

Juljan Shehu po vazhdon formën e shkëlqyer në Poloni, megjithëse skuadra e tij, Widzew Łódź, pësoi disfatë në transfertën ndaj Górnik Zabrze. Futbollisti kuqezi barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 27-të me një goditje të fuqishme me kokë, duke shënuar golin e tij të tretë në kampionatin polak.

Arbër Hoxha riktheu talentin e tij te Dinamo Zagreb, duke shënuar golin hapës në fitoren 2-0 ndaj Hajduk Split. Aksioni i tij personal dhe finalizimi spektakolar në minutën e 44-të i dhanë skuadrës avantazhin e merituar.

Në Major League Soccer, Myrto Uzuni ishte protagonist për Austin, duke shënuar golin vendimtar në minutën e 90+6 kundër Seattle Sounders, që i siguroi skuadrës fitoren 2-1. Ky ishte goli i gjashtë për sulmuesin kuqezi në këtë sezon.

Edhe Mirlind Daku vazhdon të shkëlqejë te Rubin Kazan, duke realizuar një gol spektakolar në minutën e 54-të në transfertën ndaj Akron Togliatti, duke arritur në tetë gola në kampionat.

Anis Mehmeti ishte protagonist edhe për Bristol City, duke shënuar në minutën e 53-të në humbjen 1-3 ndaj Oxford United. Ky ishte goli i katërt për talentin shqiptar në kampionat.

Titullarë këtë javë ishin edhe Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Adrion Pajaziti, Ernest Muçi dhe Rey Manaj, ndërsa si zëvendësues kontribuan Ivan Balliu, Nedim Bajrami dhe Indrit Tuci.

Kjo formë e shkëlqyer e legjionarëve kuqezi premton për Kombëtaren shqiptare para sfidave të ardhshme ndërkombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.