Kanada/ Shqiptari ekzekutohet me armë brenda makinës në Toronto

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Policia kanadeze ka identifikuar viktimën e një ngjarjeje të rëndë me armë zjarri të ndodhur natën vonë të së shtunës në zonën e North York, Toronto.

Ngjarja ndodhi pak para mesnatës në kryqëzimin e Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East. Sipas inspektorit Jonathan Rose, oficerët e policisë, pasi mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë të plagosur rëndë nga të shtënat. “U morën masa për shpëtimin e jetës, megjithatë, për fat të keq, viktima u shpall e vdekur në vend,” deklaroi Rose.

Autoritetet kanë konfirmuar se viktima është Paulin Harusha, 43 vjeç, me origjinë shqiptare. Vdekja e tij shënon vrasjen e 31-të të regjistruar në Toronto për vitin 2025.

Policia njoftoi se autorët e dyshuar u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet SUV me ngjyrë të çelët, përpara se forcat e rendit të mbërrinin. Deri tani nuk ka informacione të tjera mbi identitetin e tyre apo motivin e ngjarjes.

Hetuesit u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë policinë ose të raportojnë në mënyrë anonime përmes linjës Crime Stoppers.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.