Pjesë e rrjetit të drogës, arrestohet në Itali 24-vjeçari shqiptar

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Riccione të Italisë, nën akuzën e përfshirjes në një rrjet trafiku droge. I riu, që punonte në një hotel të zonës, u ndalua nga karabinierët në bregdetin e njohur të Miramares.

Dyshimet ndaj tij lindën kur, teksa qarkullonte me biçikletë dhe fliste në telefon, mbylli papritur video-thirrjen sapo pa patrullën. Gjatë kontrollit, telefoni i tij vazhdonte të binte pa pushim, ndërsa ai e shpërfillte, çka shtoi dyshimet e efektivëve.

Në vijim, policia kontrolloi banesën e tij dhe zbuloi në një kuti AirPods tre doza kokaine, ndërsa në portofol iu gjetën 880 euro në prerje të vogla, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimi u shtri edhe në dhomën e hotelit ku qëndronte i riu. Në perde u gjet një qese e fshehur, brenda së cilës ndodhej një çorape me dy pako kokaine me peshë mbi 200 gramë, si dhe mjete për përgatitjen dhe dozimin e drogës, përfshirë një peshore elektronike, gërshërë dhe qese plastike.

E gjithë droga dhe paratë u sekuestruan. 24-vjeçari u dërgua në qelitë e paraburgimit, në pritje të një gjykimi të shpejtë në Gjykatën e Riminit. Sipas medias italiane, gjyqtari ka vendosur dëbimin e tij nga rajoni pas përfundimit të hetimeve dhe procesit gjyqësor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.