Itali/ Asti vishet kuq e zi këtë të shtunë me festivalin “Rrënjët e Zemrës”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Këtë të shtunë më 20 shtator 2025, qyteti i Astit në Piemonte do të kthehet në një qendër të gjallë të kulturës shqiptare, ku  mijëra bashkatdhetarë pritet të marrin pjesë në paradën dhe festivalin e IV “Rrënjët e Zemrës”, organizuar nga AssoAlbania Piemonte.

Parada do të startojë në orën 15:30 nga Piazza Roma dhe do të kalojë nëpër sheshet kryesore të qytetit – Piazza Alfieri dhe Piazza Primo Maggio – për të përfunduar në parkimin Way Assauto, ku do të zhvillohet koncerti madhështor.

Atmosfera e festës do të ndizet nga grupet folklorike dhe artistët shqiptarë, që do të sjellin këngë, valle dhe muzikë tradicionale nën tingujt e tupanave, gërnetës, çiftelisë dhe fizarmonikës. Në skenë do të ngjiten emra të njohur si Renato Jaho, Mustafa Mehja dhe DJ Beni 006, duke garantuar një mbrëmje plot energji dhe emocion.

Organizatorët u bëjnë thirrje pjesëmarrësve që të jenë të veshur me kostume popullore ose me ngjyrat kombëtare kuq e zi, duke e shndërruar qytetin në një mozaik të gjallë kulturor. “Kjo festë është një mundësi për të qenë krah për krah me vëllezër e motra nga e gjithë bota shqiptare dhe për të nderuar vendlindjen, Shqipërinë”, thuhet në thirrjen e AssoAlbania Piemonte.

“Rrënjët e Zemrës” nuk është vetëm një festival, por një manifestim krenarie kombëtare dhe një urë që forcon lidhjet mes brezave të shqiptarëve në mërgatë.

Programi
📅 Data: 20 shtator 2025
⏰ Nisja: ora 15:30, Piazza Roma
🎶 Spektakli: Parkimi Way Assauto, Asti

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.