Veteranët e UÇK-së nisen për Holandë për protestën kundër Gjykatës Speciale

E martë, 17 Nëntor, 2026

Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë kanë filluar grumbullimin për t’u nisur drejt Holandës, ku më 14 shtator do të zhvillohet një protestë për të kërkuar drejtësi për ish-eprorët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Me këngë patriotike, veshje me motive ushtarake dhe thirrje për drejtësi, ata u mblodhën në Komoran, rreth 25 kilometra larg Prishtinës. Sipas organizatorëve, shtatë autobusë po nisen nga Kosova, ndërsa shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e ndryshme të Evropës do të bashkohen në këtë tubim masiv.

Protesta organizohet një ditë para nisjes së dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, gjykatë që heton krime të pretenduara të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, akuzohen për këto krime, por të gjithë janë deklaruar të pafajshëm. Katërshja ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, ndërsa gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill 2023.

Prokuroria ka mbyllur çështjen e saj në prill të këtij viti, dhe më 15 shtator do të nisë paraqitja e provave nga ekipet mbrojtëse.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.