Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësimin e saj pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën.
Sipas OVL-UÇK, ky është një “lajm i rëndë dhe sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit tonë”, duke theksuar se çdo krizë politike që dëmton marrëdhëniet me SHBA prek themelet e shtetit. Organizata shprehu mirënjohje për mbështetjen e përhershme amerikane, duke e quajtur këtë marrëdhënie jetike dhe të pazëvendësueshme për paqen, sigurinë dhe zhvillimin e vendit.
Veteranët kritikuan udhëheqësit e Kosovës, duke theksuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë treguar “papërgjegjësi të jashtëzakonshme”, duke dëmprurë raportet me SHBA-në dhe interesin strategjik të vendit.
Në reagim, OVL-UÇK apeloi për unitet kombëtar dhe përgjegjësi shtetërore, duke nënvizuar se Kosova nuk duhet të humbasë arritjet historike dhe të dëmtojë aleancën jetike me SHBA-të. Organizata premtoi se do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe partneritetit strategjik me Amerikën.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.