PDK: Pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA, pasojë e veprimeve të Kurtit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik me Kosovën, duke e konsideruar këtë zhvillim si një pasojë direkte e veprimeve të pamatura dhe të papërgjegjshme të qeverisë dhe kryeministrit në largim, Albin Kurti.

PDK thekson se ky vendim cenon besimin dhe partneritetin me aleatin më të madh strategjik të Kosovës, SHBA-në, duke e vënë në pikëpyetje besueshmërinë ndërkombëtare të vendit. “Ky është dëmi më i madh politik, diplomatik dhe strategjik që i është shkaktuar Kosovës në 25 vitet e lirisë së saj”, thuhet në deklaratë.

Partia rithekson se marrëdhënia me SHBA-të është interes jetik dhe kombëtar i Kosovës, i pakrahasueshëm dhe i pazëvendësueshëm, dhe premton përkushtim për ta ruajtur dhe forcuar këtë partneritet.

PDK vlerëson se pas sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe pezullimit të Dialogut Strategjik nga SHBA, vendi po rrëshqet drejt një drejtimi të rrezikshëm për shkak të qeverisë aktuale. Partia fton të gjitha forcat politike properëndimore të bashkohen për të rikthyer Kosovën në rrugëtimin e sigurt euroatlantik, aspiratë e përhershme e popullit të vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.