Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën për një kohë të pacaktuar.
Abdixhiku e ka cilësuar këtë hap si “pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin tonë strategjik dhe ekzistencial, si shtet i pavarur e sovran”. Ai shtoi se shkatërruesit e shtetit dhe bllokuesit historik kanë zgjedhur rrugën mbi krizën e përhershme dhe frikën, por theksoi se populli i Kosovës nuk do të lejojë që vendi të rrëshqasë në këtë gjendje.
“Është koha të bashkohemi të gjithë; t’i japim fund kësaj çmendurie politike dhe të ndërtojmë shtetin që e kemi merituar gjithmonë – para se të bëhet vonë për të gjithë”, shkroi Abdixhiku në reagimin e tij.
Kreu i LDK-së theksoi se partia që drejton do të kujdeset me përkushtim dhe përgjegjësi për rrugën euroatlantike të Kosovës, duke garantuar miqësinë e përhershme me SHBA-në dhe rikthimin e vendit në binarët e arsyes, ligjit dhe demokracisë. “Le t’i japim dritë Republikës sonë të përhershme!”, përfundoi ai.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.