Policia italiane në Bari ka goditur një rrjet shpërndarjeje të lëndëve narkotike, ku mes të arrestuarve rezulton edhe një 30-vjeçar shqiptar, pronar dhe menaxher i një restoranti të njohur në zonën Cozze të Mola di Barit.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Njësia Antidrogë në ambientet e restorantit, të ndodhur në ‘SS Adriatica 103’, u gjetën 516 gramë heroinë, e fshehur me kujdes poshtë një lavamani. Zbulimi u bë falë ndërhyrjes së qenit antidrogë.
Sipas mediave italiane, hetimet kishin identifikuar më herët restorantin si një pikë kyçe të furnizimit të tregtarëve të drogës në provincën e Barit. Substanca narkotike ishte e ndarë në bllok të ngurtë me ngjyrë kafe, ndërsa analizat konfirmuan se bëhej fjalë për heroinë të pastër.
I riu shqiptar, banues në Bari, jetonte në një banesë me kontratë qiraje të skaduar. Ai u arrestua për akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe u dërgua në burg, në dispozicion të gjyqtarit hetues.
Ndërkohë, si masë administrative, shefi i Policisë së Barit ka urdhëruar pezullimin për 15 ditë të lejes së ushtrimit të aktivitetit të restorantit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.