Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Bologna, ku një 18-vjeçar shqiptar, Valjero Maksuti, humbi jetën pas një aksidenti me makinë në via Murri. Maksuti ndodhej në sediljen e pasagjerit të një Audi-je të vjedhur, e cila u përplas me një stolp dhe më pas përplasi disa automjete të parkuara.
Ngjarja ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit, pasi makina u përpoq të shmangë një patrullë policie në via Tolmino. Në ndjekje u përfshinë dy të rinj, të dy shqiptarë dhe banorë të dy komuniteteve për të mitur të huaj pa shoqërim. Makina udhëhiqej nga një 19-vjeçar, i cili humbi kontrollin në kryqëzimin me via dei Lamponi.
Maksuti u plagos rëndë dhe vdiq në vend, ndërsa shoferi 19-vjeçar u dërgua në spital dhe pritet të përballet me akuzën për vrasje rrugore. Autoritetet kanë sekuestruar armë, fishekë dhe sende të dyshuara për përdorim kriminal brenda makinës.
Valjero Maksuti kishte mbërritur në Itali si i mitur i huaj i papërcjellë dhe deri në shkurt të këtij viti kishte jetuar në një komunitet për të rinj. Ai kishte precedentë penalë për vjedhje, ndërsa shoferi nuk rezulton të ketë pasur të kaluar kriminale.
Autoritetet italiane po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit, ndërsa kryebashkiaku i Bolonjës, Matteo Lepore, deklaroi se janë duke pritur informacion zyrtar nga policia dhe prokuroria.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.