PDK kundër Bashës:Takimi i Kryesisë së Kuvendit pa konstituim është i pakuptimtë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha, duke theksuar se konstituimi i Kuvendit nuk mund të konsiderohet i plotë pa zbatuar Nenin 67 të Kushtetutës.

Në një komunikatë për media, PDK vlerëson se ftesa për takim të Kryesisë së Kuvendit, që ende nuk është zgjedhur në përbërjen e saj të plotë, është e pakuptimtë dhe nuk merr pjesë në të, pasi sipas saj, takime të tilla shërbejnë vetëm agjendave partiake, jo interesit të shtetit.

“Zvarritjet e qëllimshme në procesin e themelimit të institucioneve shtetërore, të shkaktuara nga partia e parë, janë skajshmërisht të rrezikshme për Republikën e Kosovës”, thekson PDK.

Sipas partisë, edhe pse nuk kishte detyrim kushtetues, ajo mori mbi vete përgjegjësinë duke votuar për Kryetarin e Kuvendit, me qëllim zhbllokimin e institucionit më të lartë përfaqësues të qytetarëve.

PDK akuzon Vetëvendosjen për veprime populiste dhe frikë nga hyrja në afatet kushtetuese, duke paralajmëruar se kjo qasje po e shtyn Kosovën drejt një krize të re institucionale, me pasoja për shtetin dhe qytetarët.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.