Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë që të rrisin presionin ndaj Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se regjimi i Aleksandar Vuçiqit vazhdon të “flejë mbi varreza masive”, duke penguar drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre.
“Varret e hapura janë dëshmi e gjallë e krimeve të luftës dhe kujtesë e përditshme se drejtësia nuk është vënë ende në vend. Për sa kohë që mijëra qytetarë tanë mbesin të zhdukur, paqja mbetet e paplotë,” shkruan presidentja Osmani.
Gjatë luftës në Kosovë, rreth 6 mijë persona u zhdukën me forcë, ndërsa rreth 1,600 prej tyre janë ende të pagjetur.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.