Policia bllokon 20 mjete lundruese dhe shpëton 38 persona nga Komani në Ksamil

E premte, 20 Nëntor, 2026

Nga Komani në Ksamil, Policia e Shtetit ka kryer kontrolle intensive gjatë javës, duke monitoruar 321 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme të rregullave të lundrimit.

Sipas njoftimit të policisë, janë bllokuar 11 jet ski, 5 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji. Tetë prej këtyre mjeteve janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me gjobë administrative prej 100.000 lekësh secili.

Gjatë kontrolleve, njësitë e Policisë Kufitare dhe Policisë Detare kanë ndërhyrë për të shpëtuar 38 shtetas, shqiptarë dhe të huaj, dhe 17 mjete lundruese.

Policia apelon që përdoruesit e mjeteve lundruese të respektojnë rregullat: të mos shkelin perimetrin e sigurisë, të lundrojnë vetëm në zonat e lejuara, të pajisen me mjetet e nevojshme të shpëtimit dhe të mos ndërmarrin lundrime në kushte të pafavorshme të motit.

Qytetarët dhe pushuesit mund të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112, duke siguruar reagim të menjëhershëm nga autoritetet. Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare do të vijojnë monitorimin e hapësirës detare, liqenore dhe lumore për të rritur parametrat e sigurisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.