Arrestohet në Itali 35-vjeçari shqiptar për dhunë të rëndë ndaj partneres

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Pordenone të Italisë, pasi akuzohet për dhunë në familje dhe sulm të rëndë ndaj partneres së tij 23-vjeçare.

Sipas hetimeve, i riu kishte ushtruar dhunë të përsëritur fizike dhe psikologjike ndaj të resë. Ngjarja më e rëndë ndodhi më 30 korrik, kur viktima u godit brutalisht me grushte dhe me bishtin e një fshese, duke pësuar thyerje në hundë dhe lëndime të tjera të rënda, që kërkojnë rreth 30 ditë mjekim.

E reja arriti të largohej nga banesa dhe të kërkonte ndihmë, duke i dhënë mundësi policisë të ndërhynte menjëherë. Për shkak të rrezikut të përsëritjes së dhunës, autoritetet italiane vendosën ndaj 35-vjeçarit masën e paraburgimit.

Mediat lokale raportojnë se i arrestuari ishte i njohur më parë nga policia dhe nuk kishte leje të vlefshme qëndrimi në Itali. Ai tashmë ndodhet në paraburgim, në pritje të procedurave gjyqësore, nën akuzat për dhunë në familje dhe sulm të rëndë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.