Nga Europa në Fier, rikthimi i maturantëve pas 20 viteve aty ku nisi gjithçka

E martë, 17 Nëntor, 2026

Rikthimi te Rrënjët e Suksesit në Vendlindje.

Pas 20 vitesh, maturantët e parë të “Flatrave të Dijes” u rikthyen në Fier

Në qytetin e Fierit, një ngjarje e veçantë solli bashkë ish-maturantët e parë të shkollës së mesme “Flatrat e Dijes”. Pas dy dekadash, ata u ulën sërish në bankat ku nisi rrugëtimi i tyre drejt dijes dhe suksesit. Vizionarët që ndërtuan një elitë të re, Matura e parë u udhëhoq nga kujdestari dhe nën/drejtori vizionar Fredi Jorgaqi, nga drejtoresha ekselente Fereniqi Fuli dhe nga një trupë mësuesish të përkushtuar, si Vojka Dyrmishi, Petrit Pulaj, Kristul Moçi, Natasha Robo, Arqile Prifti, Donika Kasa, Novruz Topi etj.

Ky staf ngriti një model të ri arsimor, që synonte përzgjedhjen e më të mirëve për të ndërtuar një elitë të dijes. Në këtë event, dyert e shkollës u hapën nga brezi i ri i mësuesve, po aq i talentuar, të udhëhequr nga Esmeralda Karaj. Nga bankat e shkollës në skenën europiane Kjo gjeneratë e artë, dikur nxënës të shkëlqyer dhe fitues olimpiadash kombëtare e ndërkombëtare, sot janë profesionistë të suksesshëm në mjekësi, shkencë, teknologji, ekonomi dhe drejtim.

Ata janë të shpërndarë në të gjithë Europën dhe më gjerë, duke përfaqësuar denjësisht Fierin dhe Shqipërinë. Mes emrave spikasin: Prof. Blerta Skënderi, Ing. Flogerta Banaj, Ing. Erind Meçe, Ing. Edjon Pano, Dr. Taulant Gishto, Prof. Enor Nakuçi, Ervisa Kerri, Dr. Klejda Hoxha, Dr. Aurora Dollenberg, Nertila Bushi, Dr. Arbër Arapi, Mition Moçi, Dr. Albana Rapaj, Esida Abazaj, Ledion Koçi, Vidion Ceco, Mateo Dhoska, Taulant Bego, Malvina Sulo, Ledion Hoxha e shumë të tjerë. Rikthimi i emocioneve të rinisë Takimi pas 20 vitesh ishte një udhëtim emocional. Ish-maturantët ndanë kujtime të rinisë, sfidave akademike dhe miqësive të ngushta. “U kthyem aty ku filloi gjithçka, për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë, por edhe për të falënderuar ata që na frymëzuan drejt arritjeve të sotme” – u shprehën ata mes emocioneve. Një falënderim për iniciatorët Ky përvjetor u shndërrua në një nderim për kujtimet, sakrificat dhe për mësuesit që shërbyen si dritë udhërrëfyese. Një mirënjohje e veçantë iu drejtua edhe themeluesit të shkollës, z. Viron Gega, i cili me vizionin e tij e ktheu “Flatrat e Dijes” në një investim të vërtetë për të ardhmen e rinisë shqiptare. Në këtë aktivitet spikati fjala e Dr. Aurora Dollenberg, emër i njohur i mjekësisë në Europë dhe në botë, aktualisht në krye të Federatës së Mjekëve Europianë. Ajo ftoi të gjithë të pranishmit të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e 20-vjetorit të maturës së parë, duke e kthyer këtë ngjarje në një urë mes kujtesës dhe të ardhmes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.