Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka bërë publike listën e 25 lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit shtator: miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese për Kupën e Botës kundër Letonisë.
Grumbullimi i kuqezinjve do të nisë më 1 shtator në Malaga, ku Kombëtarja do të përgatitet për ndeshjen miqësore me Gjibraltarin më 4 shtator, në stadiumin “Europa Point”, në orën 18:00.
Pas kësaj, skuadra do të kthehet në Tiranë për të vijuar përgatitjet për ndeshjen kualifikuese me Letoninë, që do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.
Lista e plotë e futbollistëve të thirrur:
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Adrian Bajrami, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani
Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
Ky grumbullim shënon startin e përgatitjeve të kuqezinjve për sfidat e rëndësishme të shtatorit, ndërkohë që Silvinjo do të monitorojë gjendjen fizike dhe taktike të lojtarëve për të zgjedhur formacionin më të mirë për ndeshjet.



